Osmani ngushëllon ish-presidentin Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

0
18

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit, Hashim Thaçi, raporton Sinjali.

Osmani tha se kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, do të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.

“Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit. Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.

Në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ish-Presidentit Thaçi, gjithë familjes Thaçi, si dhe miqve e të gjithë të afërmve të z. Haxhi Thaçi.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here