Osmani nga Prekazi: Epopeja e UÇK-së simbolizon lirinë që e gëzojmë sot

0
210

Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe në Prekaz.

Osmani para mediave tha se Epopeja e UÇK-së është Epope e krenarisë së popullit të Kosovës dhe simbolizon lirinë që e gëzojmë sot.

“Jemi këtu që sërish në emër të populli të Kosovës të shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe përkujtimin tonë të përjetshëm për kryekomandantin Adem Jashari dhe gjithë familjen Jashari të cilët personifikojnë sakrificën më të lartë njerëzore që ka njohur historia jonë. Epopeja e UÇK-së është Epope e krenarisë së popullit tonë, Epope që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë e mbi të gjithë Epope që simbolizon lirinë që e gëzojmë ne sot”.

Ajo tha se familja Jashari do të mbetet përjetë udhërrëfyes për brezat e tanishëm dhe ata që do vijnë.

“Prandaj familja Jashari do të mbesin përjetë udhërrëfyes për brezat e tanishëm dhe brezat që do të vijnë pas nesh. Siç shihni jo vetëm tani përgjatë Epopesë, por në periudha të ndryshme të vitit kemi fëmijë nga shkolla anë e kënd Kosovës që vijnë këtu për t’u frymëzuar me shembullin e familjes Jashari, me trimërinë dhe guximin e tyre”, u shpre e para e shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here