Në ceremoninë e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë historike të këtij muaji dhe ditës, duke e quajtur atë një moment që “nuk matet me orë e minuta, por me shekuj”.
Ajo u ndal te bashkimi i shqiptarëve dhe sfidat e kaluar përballë persekutimit dhe dhunës së regjimit serb, duke shtuar se “vendet tona janë të ndara në harta, por të bashkuara në zemra”.
“Për dekada me radhë, kur flamuri ishte i ndaluar dhe shqiptarët u persekutuan dhe u vranë, regjimi serb tentoi ta ndalë, por askush nuk mund ta ndalë shpirtin shqiptar”.
“Shqipëria po ecën progresivisht drejt anëtarësimit në BE, dhe me të janë të gjithë shqiptarët. Vendet tona janë të ndara në harta, por janë të bashkuara në zemra”, përfundoi presidentja.














































