Osmani në 24-vjetorin e masakrës në Tërrnje të Suharekës: Të vërtetën do ta themi dhe do ta mbrojmë kudo

0
182

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës në Tërrnje të Suharekës, ku forcat serbe masakruan 46 fëmijë, gra e burra të fshatit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Presidenca, Osmani ka thënë se nuk do të lejojnë që të harrohen masakrat e kryera në Kosovë dhe e vërteta do thuhet e do mbrohet kudo.

“Më shumë se dy dekada pas kësaj dite tmerri, kujtimi për ta mbetet i përhershëm. Asnjëherë nuk do të lejojmë që të harrohet kjo masakër, sikurse edhe të gjitha të tjerat në gjithë Kosovën. Të vërtetën për to do ta themi dhe ta mbrojmë kudo”, thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here