Ka filluar takimi inaugurues i Këshillit për Demokraci e të Drejta të Njeriut. Pjesë e Këshillit janë presidentja Osmani, kryeministri Kurti, kryeparlamentari Konjufca, kryediplomatja Gërvalla dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror.
Në kuadër të edicionit të parë të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, institucionet e Kosovës kanë marrë një sërë zotimesh drejt avancimit të demokracisë në Kosovë.
Përmes këtyre zotimeve, institucionet e vendit janë angazhuar për luftim të korrupsionit, mbrojtje nga autoritarizmi dhe avancim të të drejtave të njeriut.
Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut është formuar nga presidentja Osmani dhe ka rolin e mekanizmit përgjegjës për udhëheqjen dhe garantimin e mbarëvajtjes së punës së të gjitha institucioneve, të cilat janë përgjegjëse për përmbushjen e zotimeve të prezantuara në Samitin për Demokraci./Indeksonline/