Presidentja e Kosovës, i ka kujtuar vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, me rastin e e 40 vjetorit të vdekjes së tyre.
Ajo këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social, Facebook, duke publikuar një thënie të Jusuf Gërvallës.
“Në kujtim të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës”, ka shkruar Osmani.
Ndërkaq, thënia e Jusuf Gërvallës është: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja, rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka me gjetë”.