Osmani: Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës

0
180

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në llogarinë e saj në platformën “X” ka publikuar një pjesë të shkëputur nga intervista e dhënë për televizionin britanik “4 Channel”, ku ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, shkruan Reporteri.net.

E para e shtetit ka thënë se ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me këtë akt terrorist kundër Kosovës.

Tutje ajo ka shkruar në “X” se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dh të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja.

“Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës – nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja”, ka shkruar Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here