Osmani i ankohet Sørensen: Kosova të trajtohet e barabartë në dialog, mbajtja e masave po e dëmton balansin e nevojshëm

0
38

Presidentja Vjosa Osmani tha se “Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së”, pas takimit të sotëm m të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

“Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuam dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës”, njoftoi Osmani në një postim në Facebook.

Ajo tha se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat i quajti të padrejta, tha se po i dëmtojnë jo vetëm qytetarët, por “edhe balansin” në dialog.

“Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog”.

Kjo është vizita e parë zyrtare në Kosovë e diplomatit danez, i cili u takua më pas edhe me kryeministrin Albin Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here