Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit “SOWG Berlin 2023” është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Osmani dhe Scholz, biseduan rreth hapave të nevojshëm për të ecur përpara.
Ajo e falënderoi kancelarin gjerman për mbështetjen dhe kërkesën e Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të tre policëve që u kidnapuan nga njësia speciale e Serbisë.
E para e vendit diskutoi po ashtu edhe me homologun e saj gjerman, Frank Walter Steinmeier, rreth zhvillimeve të fundit.
“Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera, konfirmuam gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal”, tha ajo.