Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për gazetën kroate Veçernji List, ka deklaruar se është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia.
Tutje, Osmani ka thënë se NATO dhe Ushtria e Kosovës parandalojnë skenarët e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
“Jam krenare për raportet me Kroacinë. Si presidente, jam e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet e Kroacisë në mënyrë që t’i afrojmë njerëzit tanë, t’i largojmë barrierat në rrugën tonë drejt bashkëpunimit, për të bërë gjithçka për të mirën e popullit tonë”, tha ajo.
Osmani ka folur edhe për hapur për situatën në vend, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e Aleksandar Vuçiqit dhe pse kundërshton themelimin e Asociacionit të komunave serbe.
Ajo hodhi poshtë çdo mendim për ndarjen e vendit, duke theksuar se kjo sipas saj është si hapje e Kutisë së Pandorës.
Tutje Osmani gjithashtu ka folur edhe për raudin e ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa ka theksuar se shumë shpejt do të vizitojë Kroacinë.