Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas meçit të parë të boksieres kosovare, Donjeta Sadiku në Lojrat Olimpike “Paris 2024”, e cila triumfoi ndaj kundërshtares tajlandeze.
Osmani tha se ky është një moment krenarie, teksa e ka falënderuar boksieren për këto emocione.
“Moment krenarie për vendin fitorja e Donjeta Sadikut. Faleminderit Donjeta për këto emocione!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë ndjekur nga afër meçin e parë të Donjeta Sadikut.