Osmani bën homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s

0
48

Presidentja Vjosa Osmani bëri homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s, në përvjetorin e 26-të të ndërhyrjes së Aleancës.

Me këtë rast Osmani tha se ky akt historik i guximit dhe drejtësisë i dha fund regjimit gjenocidal të Serbisë dhe hapi rrugën drejt lirisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, me nderim dhe mirënjohje, bëmë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s, në përvjetorin e ndërhyrjes së Aleancës më 24 mars 1999. Ky akt historik i guximit dhe drejtësisë i dha fund regjimit gjenocidal të Serbisë dhe hapi rrugën drejt lirisë së Kosovës.

May be an image of 11 people and text

Ushtarët e NATO-s janë heronj të lirisë sonë – ata qëndruan përkrah popullit tonë në ditët më të errëta, siç vazhdojnë edhe sot, ndaj mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë. Lavdi sakrificës së tyre! Mirënjohje e përjetshme Aleancës për paqen dhe lirinë tonë!/Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here