Osman Hajdari, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është zgjedhur drejtor i Përgjithshëm i Spitalit të Prizrenit, shkruan 04 Online.
Ai ka fituar këtë pozitë me 88.4 pikë, ndërsa kundërkandidatët e tij Afrim Avdaj, Narqize Arenliu dhe Sami Ahmetaj janë tërhequr nga gara./04 Online