Osman Hajdari, drejtori që e transformoi QKUK-në, klinikat e Kosovës i konkurojnë ato evropiane

0
63

Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari përmes një video ka prezantuar projektet e realizuara gjatë vitit 2024, të cilat kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në punën e stafit mjekësorë dhe tek pacientët për marrjen e shërbimeve.

Sipas Hajdarit, 99.3% e buxhetit është shpenzuar për mallra dhe shërbime, duke kapur vlerën prej mbi 13 milionë eurove. Ndërsa për shpenzime kapitale është shpenzuar buxheti 98.1% apo afër 8 milion euro, nga të cilat janë renovuar në tërësi disa reaparte, të cilat tashmë ngjajnë dhe i tejkalojnë ato evropiane.

“Për një realizim të tillë është dashur një përkushtim i plotë dhe profesionalizëm i lartë që ka quar në angazhim të të gjithë stafit dhe së bashku ia kemi dalë. Gjithmone më shumë se dje, më pak se nesër!”, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook” drejtori Hajdari.

Ardhja e Hajdarit në krye të QKUK-së ka ndikuar në dinamizimin dhe transformimin e këtij institucioni në tërësi. Klinika e Onkologjisë, ajo e Neonatologjisë, Kirurgjisë, Kardiologjisë, Neurologjisë dhe disa klinika tjera i janë nënshtruar renovimit në tërësi, duke u pajisur me pajisjet më të reja teknologjike mbi detektimin e sëmundjeve dhe parandalimin e tyre. Shërbimet e modernizuara për pacientët, trajnimi i stafit mjekësor dhe rregullimi i kushteve në përgjithësi në QKUK, Hajdanin e kanë bërë të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm në udhëheqjen e këtij institucini me rëndësi./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here