Osimhen bashkohet me Napolin/ Sulmuesi i hapur për rinovimin, por kërkon garanci

0
212

Në qendrën stërvitore të Napolit ka mbërritur edhe sulmuesi Victor Osimhen, kryegolashënuesi i Napolit i cili ndihmoi jo pak në fitimin e titullit nga klubi jugor. Nigeriani mezi pret të fillojë stërvitjen nën urdhrat e trajnerit të ri Rudi Garcia, por fakti që merkato është akoma e hapur mban në tension tifozët.

Së fundmi, presidenti i Napolit Aurelio de Laurentis kishte refuzuar një ofertë prej 100 milion euro nga francezët e PSG për sulmuesin, me pretendimin se për të përfituar shërbimet e Osimhen duhen paguar 200 milionë euro.

Napoli kërkon të fitojë një shifër të konsiderueshme nga shitja e tij pasi Osimhen është blerja më e shtrenjtë e presidentit De Laurentis prej 70 milion eurosh dhe tani klubi do të kërkojë rinovimin me nigerianin për të rritur klauzolën e lirimit të tij, por pavarësisht raporteve të shkëlqyera të presidentit të Napolit Aurelio de Laurentis me agjentin e futbollistit Roberto Calenda, rinovimi duket të jetë larg.

Sipas mediave italiane, Napoli dëshiron t’i ofrojë Osimhen një kontratë të re me një pagë prej 6.5 milionë euro në sezon, shifër kjo e cilësuar e ulët duke parë edhe peshën e sulmuesit nigerian në skuadër. Por arsyet e refuzimit të Osimhen nuk janë vetëm financiare, fillimisht lojtari duhet të shohë edhe gjendjen e ekipit në mënyrë që të luajë në një ekip kompetitiv dhe të luftojë për trofe këtë sezon, por nga largimi i Kim deri tek kontratat në skadencë të Zielinski, Demme dhe Lozano situata në ekip duket e paqartë.

Pra, Ohsimen dëshiron të qëndrojë tek Napoli jo vetëp për të fituaar para por të luftojë edhe për trofe në të gjitha kompeticionet. Prandaj për momentin mund të flitet vetëm për një kontratë 1 vjecare me qëllim vetëm rritjen e klauzolës për shitjen e sulmuesit. Por për momentin tifozët duhet të jenë entuziastë, Ohsimen është rikthyer dhe mezi po pret fillimin e sezonit të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here