25 vjetori i Misionit të OSCBE-së në Kosovë është shënuar me aktivitete të shumta e të ndryshme në Kosovë.
Një aktivitet me karakter të ngjajshëm është shënuar edhe në Prizren, me ç’rast janë ndarë mirënjohje për bashkëpunëtorët e këtij misioni.
Samir Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren pasi ka pranuar mirënjohjen nga OSBE-ja ka thënë se ndihet krenar për këtë bashkëpunim dhe angazhim në fushën e trashëgimisë kulturore.
“Në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pranova plaketën e mirënjohjes nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, diplomati britanik, Michael Davenport.
Kosova gjatë kësaj periudhe ka arritur progres të jashtëzakonshëm në shumë fusha, me mbështetjen e dhënë edhe nga OSBE, veçanërisht në demokratizimin dhe fuqizimin e institucioneve lokale dhe atyre shtetërore të vendit tonë.
Jam krenar për këtë bashkëpunim dhe angazhim në fushën e trashëgimisë kulturore, që ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e pasurisë sonë të përbashkët kulturore.”, ka thënë Hoxha./04 Online