Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me disa fotografi të reja, ku shfaqet në një stil elegant dhe sensual.
E veshur me një fustan të shkurtër me pika dhe dekolte të hapur, Oriola ka ekspozuar me finesë format trupore që shpesh vlerësohen nga fansat e saj.
Modelja ka zgjedhur një look të thjeshtë por efektiv, me flokë të lëshuara dhe grim minimalist, duke theksuar natyrshmërinë dhe bukurinë e saj karakteristike.
Fotot kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vërshuar me komente pozitive dhe pëlqime.