Pini barna kundër djegësirës në stomak, osteoporozës, artritit, kolesterinës apo tableta për uljen e tensionit të lartë të gjakut? Mësoni cila është koha më e mirë gjatë ditës që t’i pini ilaçet.
Edhe pse një numër i madh njerëzish çdo ditë pi barna, pak kush i kushton kujdes kohës gjatë ditës kur ilaçi vërtet duhet të pihet.
Numri gjithnjë e më i madh i ekspertëve shëndetësorë theksojnë që termini i saktë i pirjes së ilaçeve është shumë më i rëndësishëm seç mendojnë pacientët, aq më parë kur është fjala për artritin, osteoporozën, djegësirën në stomak.
Koha e marrjes së barnave, vërtet, ka ndikim në efektivitetin e ilaçeve, transmeton Telegrafi.
Kronofarmakologjia, studion efektin e ilaçeve në bazë të orës së marrjes, ndërsa farkodinamika – thithjen dhe matabolizmin e ilaçeve në organizëm, disa prej tyre janë më efektiv në mëngjes, të tjerë në darkë.
Nëse mjekohemi me Ibuprofen (Advil, Rapidol), ekspertët këshillojnë marrjen në mesdite (drekë), pasi mbulesa ushqimore bëhet mburojë garantuese. Megjithatë nëse merret për arsye të Artritit reumatoid, është më mirë që të merret në darkë pas ushqimit.
Krizat e astmës forcohen dhe bëhen me të shpeshta natën kur aftësia e aparatit të frymëmarrjes bie mbi 40% prandaj është mirë marrja e ilaçeve vonë pasdite për të parandaluar krizat natën.
Kush ankohet për aciditet stomaku dhe jashtëqitje natën, duhet të dihet se kjo favorizohet nga pozicioni shtrirë ku shenjat ndjehen më me shumë intensitet, për këtë është mirë të merren ilaçet kundër aciditetit midis orës 20-21.
Nëse vuan nga çrregullime kardiake që ka mundësi të ndjehen në orët e para të ditës dhe gjatë natës hedhja kardiake është më e ulet me afro 30% krahasuar me mëngjesin, moment në të cilën presioni arterial i gjakut regjistron vlerat më të larta.
Personat që vuajnë nga tensioni i lartë, para se të shtrihen në shtrat në darkë të marrin antihipertensiv në mënyrë që të ndikojë me veprimin e tyre të zgjatur në orët e para të ditës.
Aspirina duhet të merret në darkë pas ushqimit për të ulur efektet e saj mbi stomakun kur ajo merret në doza të mëdha kundër reumës. Ndërsa nëse merret për profilaksi të infarktit të zemrës dhe të insultit cerebral, atëherë është mirë të merret në mëngjes.
Ora e marrjes së kortizonit është mirë të fiksohet në orën 22:00 në mënyrë që ai të arrijë nivelin e duhur të veprimit aty nga ora 3 e mëngjesit, në atë kohë që niveli i kortizonit është i ulur dhe organizmi ka më shumë nevojë.
Ilaçet kundër tumoreve duhet të përdoren në moment të përcaktuar të ditës kur qelizat tumorale janë receptive kapin më mirë, për të ulur veprimin helmues duke rritur shpresën për jetën.
Ritmi i zemrës: për të kuptuar më mirë rëndësinë e kronofarmokologjise (kohën e marrjes së ilaçeve) nevojitet të njihet koncepti i ritmit të zemrës, ora e brendshme që rregullon funksionin e qelizave të organeve trupore në harkun e 24 orëve.
Hormoni i gjumit: Melatonina është produkt i trurit gjatë natës korrespondon me mungesën e stimulimit të retinës së syrit nga drita.
Ritmi kardiak ndikon në rregullimin e ciklit të jetës të trupit tonë: uri, gjumë, tension gjaku, peristaltika (lëvizja) e zorrëve dhe gjithçka aktivizohet në trupin e njeriut, por ndikon më shumë në ritmin e zemrës që alterohet në periudhën e dritës dhe errësirës.
Po të merret tabletë në orën e darkës provokon një stimulim të trurit që predispozon për dritë pavarësisht se është ora e darkës, për fjetje shkakton çrregullim të gjumit që mund të çoj në çrregullime të rënda si depresion.
Edhe ushqimi ndikon në reaksionin e barnave kështu gjatë marrjes së një kure me antibiotikë duhet të ulet konsumi i qumështit e kosit ngaqë kufizon thithjen e ilaçeve, likernat duhet të evitohen, ngaqë rrisin tensionin e gjakut.
Kështu marrja e lëngut të qitros me ilaçet kalcibllokuesit ilaçe për të ulur tensionin, humb efektin.
Nëse merret paracetamol për uljen e temperaturës së lartë duhet të merret larg ushqimit pasi me ushqim ngadalësohet thithja. /Telegrafi/