Opozita mbledh nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme: Pritet kundërshtimi i shtrenjtimit të energjisë

0
270

Pas pakënaqësive e kritikave rreth propozimit të Z yrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë, për ngritje të tarifave të energjisë së shpenzuar elektrike, opozita ka ftuar seancë të jashtëzakonshme që pritet të mbahet të hënën e ardhshme, shkruan Gazeta Metro.

Partitë opozitare kanë ftuar këtë seancë për të kundërshtuar këtë propozim, ndërsa deri tani janë mbledhur 41 nënshkrime gjithsej.

Kjo seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit do mbahet të hënën, me 24 janar në orën 12:00.

E në rend të ditës pritet të jetë debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Kujtojmë se përvec seancës të jashtëzakonshme, partitë opozitare kanë paralajmëruar edhe protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se do të përdorin të gjithë mekanizmat demokratikë për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai u shpreh se në një vend të varfër si Kosova duhet të jesh shumë i paditur për të propozuar rritjen e çmimit të energjisë.

Aktualisht, Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar protestë me datën 29 janar, ndërsa një tjetër në rrjete sociale është ftuar për datën 26 janar. Të dyja janë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike./gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here