Opozita kritikon pushtetin lokal për mos-shfrytëzimin e potencialit turistik në Prizren

0
132

Në emisionin “COSMO” të KTV-së, opozita në Prizren ka adresuar kritika të ashpra ndaj pushtetit lokal për mosrealizimin e premtimeve në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, shkruan 04 Online.

Karanfil Haxhillari nga LVV-ja tha se në këtë sektor është bërë më shumë nga niveli qendror sesa nga ai lokal.

Ndërsa Besnik Krasniqi nga AAK-ja theksoi mungesën e vendeve të parkimit për turistët, duke shtuar se vizitorët sillen nëpër qytet pa një zgjidhje të tillë.

Ndërkaq, Driton Selmanaj, kryetar i LDK-së, u shpreh se mungesa e guidave turistike mbetet një problem i pazgjidhur nga pushteti lokal.

Por, Totaj e thotë të kundërtën e asaj çfarë thonë përfaqësuesit e opozitës në Prizren.

Këto dhe çështje të tjera lidhur me potencialin e pashfrytëzuar turistik të Prizrenit trajtohen në emisionin e plotë “COSMO” në KTV./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here