Operacion i përbashkët Shqipëri-Kosovë, kundër trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri.
Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar rreth 60 armë, nga pistoletat tek armët automatike.
Brenda territorit tonë janë 6 të arrestuar dhe në Kosovë 10 të tjerë.
Në operacion ka pasur bashkëpunim edhe të Europoli.