Omicron “i shpëton” testeve të shpejta – këshillat e ekspertëve për t’u mbrojtur nga infektimi

0
387

Në një kohë që ekspertët thonë se varianti Omicron i koronavirusit do të bëhet mbizotërues, tamponët e shpejtë antigjenik rrezikojnë të bëhen të padobishëm.

Ky është paralajmërimi që bën profesori italian Guido Rasi, i cili ka qenë edhe drejtor ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

“La Stampa” shkruan sot se sipas profesorit, mutacioni i ri i virusit Sars-CoV-2 duket se mund t’i shpëtojë më shpesh testeve diagnostikuese më të përdorura gjerësisht sot nga qytetarët, pra testeve të shpejta.

“Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë tona si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike”.

Rasi vuri theksin edhe te fakti që tamponët e shpejtë antigjenikë janë “të pandjeshëm” për ta kapur praninë e virusit dhe për këtë arsye jo të besueshme.

Sipas “La Stampa”, 40% e testeve të shpejta japin përgjigje “fals negative”, që do të thotë se testi del me përgjigje negative, por personi ndërkohë është i infektuar./Burimi:Panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here