Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ka reaguar ashpër pas eliminimit të Gjestit nga BBVK dhe hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania, shkruan 04 Online.
Në një postim të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Muhameti shpërndau një Story nga një teren malor dhe shoqëroi videon me një koment që duket se ishte një thumbim për BBVA:
“Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a. Sfilitesë.”
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në mediat sociale, duke theksuar tensionet mes dy edicioneve të Big Brother dhe lidhjen e ngushtë që ka Muhameti me edicionin kosovar të formatit. Reagimi ka ardhur vetëm pak kohë pasi Gjesti, një nga personazhet më të spikatura të BBVK-së, u eliminua dhe menjëherë pas këtij eliminimi, ai u fut në BBVA, duke krijuar më shumë dinamika mes dy reality show-ve./04 Online