Olimpiada e Gjuhës Shqipe në Tiranë, nxënësit nga Kosova zënë tri vendet e para

0
150

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është përmbyllur faza e katërt e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe e cila u mbajt dje në Tiranë.

Nagavci tha se në këtë Olimpiadë u bënë bashkë 84 nxënës nga Kosova e Shqipëria, të përzgjedhur nga mbi 16 mijë pjesëmarrës, teksa shtoi se tetë nxënës nga Kosova arritën t’i zënë tri vendet e para.

“8 nxënës nga Kosova arritën të zënë tri vendet e para duke treguar dije, përkushtim dhe dashuri për gjuhën tonë amtare”.

“Fituesit nga Kosova janë: Vendi i parë: Erina Sejdiu, shkolla “Mehmet Gjevori” në Prishtinë; Vendi i dytë: Orgesa Morina, shkolla “Dardania”, Prishtinë; Vendi i tretë: Eltina Buzaku, shkolla “Gani Elshani” Drenas; Jeta Rama, shkolla “Daut Bogujevci” Fushë Kosovë; Nina Kaja, shkolla “Yll Morina” Gjakovë; Elsa Krasniqi, shkolla “7 Marsi” Prishtinë; Toska Nagavci, shkolla “Yll Morina” Gjakovë; Merime Palloshi, shkolla “Jusuf Gërvalla” Kaçanik”, shkroi Nagavci.

Më tej, ajo u shpreh se Gjuha Shqipe është ura që bashkon brez pas brezi, teksa bëri thirrje të ruhet e kultivohet ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here