OHTK-ja është duke vazhduar punën në mbështetje të bizneseve kosovare.
Një takim i rregullt i kryesisë dhe kryetarëve të Njësive Rajonale sot është mbajtur në Prizren.
Siç thuhet në njoftim, gjatë këtij takimi është diskutuar për shumë çështje që lidhen me bizneset e në theks të veçantë planet dhe projektet që Oda do i realizojë në funksion të anëtarëve të saj.
“Sot, në “Proper Pizza” në Prizren, OHTK mbajti takimin e rregullt të kryesisë dhe kryetarëve të Njësive Rajonale.
Duke pasur qëllim kryesor angazhimin dhe përfshirjen në OHTK të të gjitha Njësive Rajonale sot është mbajtur takimi i rregullt i kryesisë dhe kryetarëve të Njësive Rajonale në Prizren.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për shumë çështje që lidhen me bizneset e në theks të veçantë planet dhe projektet që Oda do i realizojë në funksion të anëtarëve të saj.
Në takim u bisedua edhe për pjesëmarrjen e anëtarëve të Odës në Panairin XENIA 2024 në Athinë.”, thuhet në njoftimin e OHTK-së./04 Online