Ofshamë dhe mallkim!

0
349

Mëngjesi i sotëm ishte njëri ndër mëngjeset më të vëshira, njëra ndër ditët më të rënda dhe më të mundimshme me rastin e përcjelljes në emigrim të dy nipave të mi, njëri Mr.Sc., kurse tjetri nxënës dhe student shëmbullor gjatë shkollimit të mesëm dhe superior.

Kur fiket drita në fund të tunelit të pritjes

Sikurse që nuk dëshrojë ta personalizojë rastin me emra të përveqëm, nuk dua të ndalem në meritat familjare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për shkakun se ky nuk është një rast i vetëm, por është njëri ndër dhjetramijëra e qindramijëra raste në tërë Kosovën, ku të rinjët e rritur dhe të shkolluar në vendin e tyre, po e braktisin vendlindjen si pasojë e mungesës së përspektivës në Kosovë.

Mungesa e përspektivës është pasojë e politikbërjes, gjegjësisht e keq-qeverisjeve 15 vjeçare në Kosovë, ku të gjitha partitë dhe politikanët pa dallim ua nxinë jetën qytetarëve në vendin më të bukur të Gadishullit Ballkanik.

Në shkrimin paraprak me titull “Mirë e kurrqysh hiq”, e ilustrova me disa raste dhe ngjarje të hidhura përditëshmërinë tonë, por përjetimi im përsonal i momentit të shkuarjes në emigrim të dy nipave të mi, duke i lënë prindërit e vetmuar, të përlotur dhe zemër të plasur më goditi thellë në shpirtë! Në atë moment m’u kujtua largimi im në vitet e ’90-ta kur ika nga vendlindja duke i lënë me lot ndër sy dy prindërit, bashkëshorten dhe tre fëmijët, të vetmin vëlla dhe tri motrat, por edhe nxënësit në përfundim të vitit shkollor.

Dita e sotme ishte përseritje e ngjarjes së 28 viteve më parë, me ç’rast nga zhgënjimi dhe thyerja shpirtërore, ofshama ime shkoj deri në kupë të qiellit; mallkue qofshi ju parti të inkriminuara politike e ju politikan e faqezi, që joshët me premtrime mashtruese dhe gënjeshtra të pafundme elektoratin e ndershëm e atdhedashës nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, derisa ua thyet të gjitha shpresat dhe ua fikët të gjitha dritat në tunelin e gjatë të pritjes.

Ofshamë dhe rënkim, ikje dhe mallkim

Tani kur plaga e rëndë e mërgimit ka marrë përmasa shqetësuese, do të thoja alarmante deri në trishtim, fjalët mbetën të varfëra dhe i vetmi ngushëllim për prindërit e vetmuar dhe të rinjët e larguar nga Kosova!

Fjala më e shpeshtë që po e dëgjojë gjatë këtyre ditëve në Kosovë është, “Zoti e bëftë mirë”. Kjo uratë e mirë ka mbetur i vetmi ngushëllim për njerëzit që i kanë humbur të gjitha shpresat në këtë klasë politike pa dallim pushtet dhe opozitë.

Zbrazja e Kosovës është “meritë” e politikanëve të papërgjegjshëm dhe komandantëve të vetëshpallur të cilët e uzurpuan (sunduan) Kosovën duke e trajtuar si plaçkë lufte e jo si atdhe të tyre.

Shkruan: Florim ZEQA

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here