Ofendoi një familjare, prizrenasi nën ndikimin e alkoolit u arrestua nga policia për 6 orë pastaj u lirua

0
357

Rastet e dhunës në familje janë pothuajse rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dje rreth orës 18:00 ka arrestuar një person të dyshuar për “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari që ishte nën ndikimin e alkoolit me 2.37 promilë, ka ofenduar një familjare të tij.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të ndalohet për 6 orë, pastaj të lirohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE Prizren 20.12.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ofenduar viktimën femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 2.37 promilë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të ndalet për 6 orë e më pas të lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here