Një person ka ofenduar dhe kërcënuar policët në Prizren.
Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte ofenduar zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me një rast të kontrollit të një veture, në të cilën ai ishte pasagjer.
Më pas i dyshuari edhe në stacion policor ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.