OBSH: Duhet treguar ende kujdes me menaxhimin e pandemisë

0
296

OBSH ka bërë thirrje për kujdes të shtuar të vendeve që kanë lehtësuar masat anti-COVID. Organizata tha se është herët që të shpallim fitoren ndaj coronavirus-it.

Lehtësimi i masave po vjen paralel me zgjerimin e programeve të vaksinimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve të mbrojnë qytetarët e tyre duke përdorur çdo mjet të nevojshëm. Jo vetëm vaksinat. Është ende herët që çdo shtet të dorëzohet apo të shpallë fitore. Virusi është i rrezikshëm. Ai vijon të zhvillohet përpara syve tanë,” – thuhej në deklaratën e OBSH.

Danimarka u bë shteti i parë i BE që i dha fund kufizimeve dhe nuk e cilëson më COVID-19 një sëmundje kritike të shoqërisë. Varianti Omicron është mbizotërues në Danimarkë por nuk po rëndon sistemin shëndetësor.

Norvegjia po ashtu do të lehtësojë masat kufizuese që kanë mbetur. Restorantet hapen dhe do të shërbejnë alkool përtej orës 23:00 dhe puna nga shtëpia nuk do të jetë më e detyrueshme.

Edhe Franca i jep fund kufizimeve në sallat e koncerteve, ndeshjet sportive apo të tjera evente. Autoritetet kanë vendosur të lehtësojnë masat në mënyrë graduale. Maskat nuk janë më të detyrueshme jashtë, megjithatë mbeten të detyrueshme në transport publik./Burimi:Euronews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here