Nën organizimin e Federatës së Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës, janë mbajtur garat republikane në sportin e Ping Pongut.
Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe nxënësit e SHFMU “Nazim Kokollari”, të cilët kanë arritur që të zënë vendin e parë, shkruan 04 Online.
Blerim Gashi, kryetar i Bordit të Sportit Shkollor, është shprehur shumë i lumtur për këtë arritje të nxënësve nga Prizreni, duke thënë se ata janë ambasador të qytetit.
“Sot një lajm shum i mirë për të gjith spordashësit Prizrenas 🏆🏅🏓🇽🇰
Për Drejtorinë e Arsimit 👏👏
Komunën e Prizrenit Sportin Shkollor Prizren
dhe të gjitha shkollat e Prizrenit
Sot SHFMU “Nazim Kokollari”-Prizren
me Prof Taulant H Buzhala 🙏🙏
na bëri krenar në sportin e pingpongut 🏓🏓
🏅🏆Kampion i Kosovës në garat Republikane të organizuara nga Federata e Sportit Shkollor Nxënësit tanë të mrekullueshëm me plot merit e fituan garën dhe jan ambasador të qytetit,
i faleminderoj për kontributin e dhënë dhe edukatën që treguan ne garat e zhvilluara 🏓jemi krenar me ju dhe mësimdhënësin
Prof Taulant H. Buzhala
Faleminderit për përkrahjen
Drejtoresh Belkize Hoxha
Me Rrespekt:
Bordi i Sportit Shkollor
Kryetar:Blerim Gashi”, ka thënë Gashi./04 Online