Për nder të Ditës Botërore të Muzikës sot u organizua koncert në shkollën tonë. Pjesëmarrës ishin nxënësit talent të klasave VI-IX, thuhet në njoftim.
“Në bashkëpunim me koordinatoren e cilësisë Fellanza Kirajtani dhe mēsimdhënësit e Ed.Muzikore Veton Perolli dhe Blerta Vorfaj, u shfaq koncerti instrumental të Muzikës Klasike para nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës sonë.
Muzika tani është bërë pjesë e pandashme e jetës, është ajo pa të cilën askush nuk do të mund të imagjinonte jetën, sepse jeta do të ishte pa ngjyra.
Në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës e cila u festua për herë të parë në Francë në vitin 1982 dhe nga ai vit, festohet në çdo shtet të botës.
Qëllimi i kësaj dite është që ta vlerësojmë muzikën si art shumë të rëndësishëm.
Në Ditën e Muzikës, qytetarët mblidhen, sikurse ne sot dhe interpretojnë muzika të ndryshme.
Drejtori i shkollës Msc. Rrahim Bekteshi përgëzoi këta nxënës me Lëvdata dhe uroi që çdo herë të kenë suksese si në shkollën tonē po ashtu edhe në shkollën e muzikës ” Lorenc Antoni”, në Prizren.
Nxënësit pjesëmarrës ishin:
Kl: VI
- Jeta Siqeca – piano;
- Uresa Vërmica – flautë;
- Dasar Shala – violinë;
- Bleron Kasolli – violonçelë;
- Muhamed Müdüt ‐ klarinet;
Kl: VII
- Aurel Delhysa, Lert Kastrati, Klambert Krasniqi – piano;
- Amilla Birdani – flautë;
- Klea Kabashi – violinë;
Kl: VIII
-Koral Morina – piano;
- Kanita Zurnaxhi – flautë;
Kl: IX
-Idila Murati – flautë;
-Rani Dida – kitarë”, thuhet në njoftimin e shkollës./04 Online