Numri i madh i këshilltarëve, Selmanaj për Qeverinë Kurti: Në pushtet zhvasin dhe abuzojnë çdo të mirë publike

0
203

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka quajtur “mashtrues perfid” kryeministrin Kurti.

Selmanaj ka reaguar për numrin e madh të këshilltarëve të Kurit, derisa sa ishte në opozitë vetë kryeministri aktual thoshte se i mjaftojnë “pesë këshilltarë”.

“Sipas ligjit, pagat e anëtarëve të kabinetit të Kurtit sillen nga 987 deri në 1155 euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera që gëzojnë, si mëditjet, shpenzimet e biletave,reprezentacionit, etj. Vetëm për një muaj buxhetit të shtetit i kushtojnë hiq më pak se 100.000 (njëqind mijë) euro”, ka shkruar ndër të tjera Selmanaj.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Mashtruesi perfid!

Sa ishte në opozitë thoshte më mjaftojnë vetëm 5 këshilltarë, kurse tani në pushtet kabineti i tij numëron hiq më pak se 100 zyrtarë që e këshillojnë e ndihmojnë Albin Kurtin dhe tre zëvendësit e tij.

Sipas ligjit, pagat e anëtarëve të kabinetit të Kurtit sillen nga 987 deri në 1155 euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera që gëzojnë, si mëditjet, shpenzimet e biletave,reprezentacionit, etj.

Vetëm për një muaj buxhetit të shtetit i kushtojnë hiq më pak se 100.000 (njëqind mijë) euro.

Kurse për një vit mbi 1.2 milion euro.

Në opozitë promovonin kursim dhe kujdes ndaj parasë publike kurse në pushtet zhvasin dhe abuzojnë çdo të mirë publike.

Turpi nuk paska fund!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here