Numërohen 100% të votave në Ferizaj, Rahovec, Lipjan e Fushë Kosovë – VV fiton të katër komunat

0
139

Janë numëruar 100% të votave në katër komunat, Ferizaj, Rahovec, Lipjan dhe Fushë Kosovë.

Në të gjitha këto katër qytete, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para pas rezultateve preliminare.

Në Ferizaj, VV fitoi komunën duke rrëmbyer 50.97%, e ndjekur nga PDK me 27.76%. LDK e treta me 12.91%, kurse AAK e katërta me 3.12%.

Në Rahovec, partia në pushtet gjithashtu doli fituese, duke marrë 38.82% të votave pas rezultateve preliminare. Në vendin e dytë PDK me 20.44% të votave, kurse AAK e treta me 18.10%, ndërsa LDK e katërta me 14.67%.

Në Lipjan, Vetëvendosje doli e para me 38.07%, e ndjekur nga e dyta LDK me 27.94% të votave. E treta doli PDK me 24.92% të votave, kurse AAK e katërta me 2.49% të votave.

Ndërsa në Fushë Kosovë, VV gjithashtu doli fituese duke marrë 45.75% të votave, e ndjekur nga PDK me 20.23%. LDK doli e treta me 19.40% dhe AAK e katërta me 2.71%./Sinjali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here