Skuadra e Real Madridit fitoi 2:0 ndaj Villarrealit në ndeshjen e javës së nëntë në La Liga.
Por, në fundin e ndeshjes kapiteni Dani Carvajal pësoi një lëndim të rëndë në gjurin e tij të djathtë, shkruan Indeksonline
Një prej golashënuesve të këtij takimi, Fede Valverde foli pas ndeshjes – dhe tha se kjo fitore u zbeh pas lëndimit të Dani-t.
“Nuk na intereson fitorja tani. Na intereson vetëm që Dani Carvajal të bëhet mirë tani, kjo ka rëndësi”, tha mesfushori uruguaian pas takimit
Kujtojmë që Dani Carvajal u lëndua vet, pasi tentoi të bënte një ndërhyrje të ashpër në lojtarin kundërshtar.