Nuk mund të jetë pjesë e projektit të Xavit, Pjanic i mbetet “në kurriz” Barcelonës

0
282

E ardhmja e Miralem Pjanicit është një temë që vazhdon të jetë aktuale te Barcelona. Arsyeja është e thjeshtë: pas disa muajsh ish-futbollisti i Juventusit dhe Romës duhet të kthehet në “Camp Nou” pasi t’i përfundojë huazimi vjetor te Besiktasi. Mesfushori boshnjak, sipas asaj që shkruan “El Mundo Deportivo”, nuk mundtë jetë pjesë e projektit teknik të Xavi Hernandezit. Për këtë arsye, klubi katalanas do të mundohet ta shesë futbollistin gjatë merkatos verore.

Një mundësi do të ishte qëndrimi te Besiktasi, një klub në të cilin Pjanic do të qëndronte me kënaqësi. Problemi kryesor pa dyshim lidhet me koston e kartonit dhe pagës së boshnjakut, shifra që klubi turk nuk mund t’i përballojë. Në fakt, këtë sezon Besiktasi po i paguan Pjanicit një pagë prej 2.75 milionë eurosh në sezon, një shifër shumë më e ulët se rroga që merr te Barça. Kjo do të thotë se nëse Pjanic do të qëndronte në Turqi, do të duhej të reduktonte ndjeshëm kërkesat e tij ekonomike./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here