Benfica ka arritur një fitore spektakolare mbrëmë ndaj Real Madridit me rezultat 4:2, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e play-offit të UEFA Champions League.
Ndeshja u vendos në sekondat e fundit, kur portieri Anatoliy Trubin u ngjit në sulm dhe realizoi golin vendimtar, i cili i dha skuadrës portugeze biletën për fazën tjetër të garës.
Pas përfundimit të takimit, trajneri Jose Mourinho foli për “CBS Sports”, duke zbuluar prapaskenat e vendimit të pazakontë për ta dërguar portierin në zonën kundërshtare, pasi kishte mbetur pa zëvendësime dhe skuadrës i duhej edhe një gol për kualifikim.
“Unë bëra zëvendësimin e fundit. Më thanë se është e kryer dhe vendosa ta mbyllja derën. Por, më pas më treguan se na duhej edhe një gol, por unë s’kisha më zevendësime”, u shpreh Jose Mourinho.
Kjo situatë e detyroi teknikun portugez t’i japë shenjë Trubinit që të bashkohej në sulm, vendim që rezultoi vendimtar dhe u shndërrua në moment historik për Benficën./04 Online














































