Nuk kanë ku t’i kryejnë stërvitjet në Prizren, atletët e KA “Prizreni” stërviten në Malishevë

0
305

Klubi i Atletikës “Prizreni” për vite me radhë i ka sjellur Prizrenit kupa e medalje nga garat vendore e ndërkombëtare.

Sara Susuri është atletja më e spikatur aktualisht në klubin nga Prizreni, teksa trajneri Bajram Duja vazhdon të nxjerr talentët e ri në këtë sport.

Përkundër që në Prizren është investuar nga secila qeverisje lokale e qendore në sportin në përgjithësi, atletët nga Prizreni nuk e kanë ende shtegun ku edhe mund t’i kryejnë stërvitjet e garat si vendor.
Dhe për ironinë e fatit, klubi nga Prizreni detyrohet që stërvitjet t’i kryej në një qytet shumë herë më të vogël në të gjitha pikëpamjet, në Malishevë. Është shumë çudi, si është e mundur që në Malishevë të ndërtohet kaq shpejt e kaq herët shtegu, derisa në Prizren ende asgjë nuk ka konkrete.

Përpjekjet simbolike e premtimet rutinë janë në qendër të vëmendjes çdoherë, por konkrete ende asgjë.

Atletët nga Prizreni shpresojnë që DKRS-ja në bashkëpunim me MKRS-në do t’i bashkojnë forcat për të investuar në sportin e atletikës, sidomos në sigurimin e kushteve të nevojshme e të domosdoshme./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here