Shumë u përfol për një kalim te Roma gjatë merkatos dimërore, por akordi mes palëve nuk u arrit.
Leonardo Bonucci vazhdon të kërkojë për një klub të ri. Dhe në skenë ka dalë mundësia e transferimit në Turqi.
Fenerbahce po tenton të sigurojë një marrëveshje me mbrojtësin e njohur italian, i cili nuk dëshiron të qëndrojë më tek Union Berlin.
Shtypi sportiv italian raporton se menaxheri i 36-vjeçarit ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit nga Stambolli.
Fenerbahce po garon me Galatasarayn për fitimin e titullit kampion, trofe që mungon prej vitit 2014.
Dhe Bonucci, i cili ka një eksperiencë të madhe mbi supe, cilësohet si përforcimi perfekt për qendrën e prapavijës.
7 ndeshje ka zhvilluar mbrojtësi italian në Bundesliga gjatë fazës së parë me Unionin, teksa ka shënuar një gol.