Massimiliano Allegri duhet të përballet me probleme të tjera, përveç dyshimeve që lidhen me proceset gjyqësore që mund të rishkruajnë sezonin e “bardhezinjve” nga jashtë fushës.
Sipas raportimeve të medieve italiane duket se ditët e fundit ka pasur disa keqkuptime mes trajnerit të Juventusit dhe disa prej lojtarëve të tij, duke përfshirë emra të rëndësishëm si Dusan Vlahovic.
Trajneri dhe sulmuesi dyshohet se kanë pasur një diskutim në ditët e fundit, më saktë para tribunës kundër Interit dhe shkak duket se është bërë një tjetër dëmtim i Vlahovic.