Nuk do të ketë paqe mes Jadon Sanchos dhe Erik Ten Hag.
Futbollisti anglez nuk ka luajtur në nëntë ndeshjet e fundit me Manchester United, pas një përplasje që kishte me trajnerin holandez, shkruan IndeksOnline.
Nga ajo çfarë ka raportuar “Mirrorr”, Ten Hag beson se mardhënia me Sanchon nuk do të rregullohet.
Ai ka kërkuar nga Manchester United që ta shesin 23-vjeçarin gjatë muajit janar.
Për Sanchon ka interesim nga disa klube arabe si dhe nga ish klubi i tij, Borusia Dortmund.