Përvojës së Karim Benzemasë në Arabinë Saudite duket se po i vjen fundi. Sipas “The Telegraf”, ish-sulmuesi i Realit të Madridit shihet si opsion për të përforcuar sulmin e Chelsea-t.
Drejtuesit e bluve të Londrës janë në kërkim të përforcimeve në fazën e avancuar, duke pasur parasysh problemet fizike të Nkunku dhe largimin e Xheksonit në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Fituesi i Topit të Artë dy vite më parë nuk është paraqitur tek Al Ittihadi dhe rasti i tij në Arabi duket se është shndërruar në një çështje shumë të mprehtë.
Tani për tani, Chelsea nuk mund të përballojë një operacion financiar aq të fuqishëm sa të shpenzojë më shumë se 100 milionë për Victor Osimhen, nga Napoli, dhe një tjetër prej objektivave kësaj skuadre, Iván Toney, duket se do të vazhdojë te Brentfordi.
Në këtë mënyrë, operacioni më logjik për Chelsea-n është gjetja e një sulmuesi në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit që vjen nga Arabia Saudite. Janë dy emra që shfaqen në këtë skenar: Firmino dhe Benzema.
Braziliani e njeh më mirë Premier League-n, por francezi ka mundësinë të kthehet në një futboll që e ka tërhequr gjithmonë dhe në të cilin nuk ka luajtur kurrë.
Gjithçka do të varet nga vullneti i Chelsea-t, pasi duket qartë se Karim dëshiron të largohet nga futbolli saudit.
Asnjë shenjë nga Benzema
Ndërkohë, Al Ittihad vazhdon fazën përgatitore në Dubai. E bën pa Benzemanë, për të cilin nuk ka asnjë shenjë jete. Sipas disa informacioneve, ai është bllokuar në Mauritius si pasojë e një tajfuni./SS