Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka refuzuar t’i japë këshilla homologut të tij te Arsenal, Mikel Arteta, në garën për titull në Premier League, ndërsa ka komentuar edhe për shortin e UEFA Champions League kundër Real Madrid.
City do të përballet me madrilenët për herë të 10-të dhe 11-të në pesë sezonet e fundit në fazën eliminatore të Champions League.
“Për klubin tonë, sa më shumë të luash kundër skuadrave më të mira në historinë e kësaj gare, aq më shumë mëson, përmirësohesh dhe bëhesh më i mirë në të ardhmen”, deklaroi Guardiola për shortin.
Tekniku spanjoll dha edhe një përditësim për gjendjen e Jeremy Doku, i cili ka nisur stërvitjet pas lëndimit: “Dje bëri seancën e parë stërvitore… nuk e di kur do të rikthehet, do të flasim me mjekët.”
Sa i përket muajit të Ramazanit, Guardiola theksoi se agjërimi i lojtarëve nuk do të ndikojë në përzgjedhjen e tij. Rayan Ait-Nouri, Rayan Cherki, Omar Marmoush dhe Abdukodir Khusanov janë duke agjëruar, por trajneri u shpreh: “Ata janë mësuar me këtë. Nuk janë fëmijë. Dinë si të luajnë gjatë agjërimit.”
Në garën për titull, City ndodhet pesë pikë pas Arsenalit, por me një ndeshje më pak. I pyetur nëse do t’i jepte këshilla Artetës në këtë situatë, Guardiola u përgjigj shkurt: “Nuk jam këtu për t’i dhënë këshilla Mikelit.”/Express














































