“Nuk ia fal vetes kurrë”, Luiz Ejlli tregon pendimin e madh në “BBV2”, i kërkon ndjesë publikisht ish-banorit

0
508

Ish-banori i “BBV2” Luiz Ejlli përmes një video në Instastory” ka treguar një pishman të madh.

Ai shprehet se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë gabim që ka marrë inat Eni Taren dhe e ktheu në armik. Me Enin ai ka bërë debat të vazhdueshme, por mesa duket tashmë janë bërë miq të mirë.

Ai në video i kërkon falje publikisht ku shprehet: Dy gabime që nuk ia fal vetes kurrë që kam bërë në “BBV” një gabim me Kiarën që e kam mërzitur dhe e bëra të qajë dhe e dyta ka të bëjë me një banor që e mora inat apo e bëra armik kot dhe jam penduar shumë. Dhe ky i dyti është ky që kam në makinë këtu Eni Tare, e mbani mend. Është super djalë dhe nuk di domethënë, po ta them publikisht, po të kërkoj falje, ti e di që ishte gjithçka në kuadër të lojës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here