Alesia Ademi është nxënëse e kasës së katërt në SHFMU “Emin Duraku” në Prizren.
Nuk i kishte prerë flokët që nga lindja, teksa kishte vendosur t’i prej ato në prag të 1 Qershorit, ku shënohet Dia Ndërkombëtare e Fëmijëve, e të cilat i dhuroi për fëmijët në nevojë, shkruan 04 Online.
“Flokët nuk na definojnë ne
Flokë të gjatë apo të shkurtër, nuk është me shumë rëndësi. Mund t’i rrisim apo t’i shkurtojmë. Kjo varet nga dëshira jonë. Por t’i shkurtojmë dhe t’i dhurojmë për një qëllim tjetër është një gjest tepër human.
Flokët nuk na definojnë ne, por është gjesti madhor dhe human i cili na definon. Një gjest të tillë, nga një fëmijë mund ta quajmë edhe madhështor.
Kështu edhe Alesia Ademi, nxënësja e klasës IV-2, në prag të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, shurtoi flokët e saj të paprerë që nga lindja dhe i dhuroi për fëmijët në nevojë. Ajo ia dhuroi Fondacionit “Zemër për ty”, në mbështetje të projektit “Flokët e mia janë tuat”.
E përgëzojmë dhe e falenderojmë, Alesian, për solidaritetin dhe kthimin e buzëqeshjes së një fëmije që për shkak të një sëmundjeje ka pësuar rënie të flokëve”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Emin Duraku” në Prizren./04 Online