“Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, Cramon i reagon Vuçiqit për deklaratat rreth KiE-së

0
175

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të premten deklaroi se dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës (KiE) është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në atë organizatë ndërkombëtare.

Pas kësaj deklarate ka reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka hedhur poshtë deklarimet e presidentit serb.

“Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, shkruan raportuesja.

Ndryshe, Këshilli i Evropës ka konfirmuar se më 27 mars, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare, në rend dite do të jetë raporti për Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here