Paris Saint-Germain është duke përdorur “të gjitha letrat”për të rinovuar me Kylian Mbappenë dhe për ta mbajtur francezin në “Parc des Princes”, duke i premtuar shiritin e kapitenit të skuadrës.
Kontrata e sulmuesit përfundon këtë verë dhe duket se Real Madrid është në “pole position” për të firmosur me të, por PSG-ja po përdor çdo mundësi për ta mbajtur Mbappenë në Paris.
Futbollistit i është bërë një ofertë “e frikshme” nga klubi që konkurron në Ligue 1, sa i përket parave, por është dëshira që ka pasur që i vogël për të luajtur për Real Madridin, ajo që pengon PSG-në.
Gjendur përpara një fakti të tillë, klubi francez ka vendosur t’i dhurojë sulmuesit diçka që paraja nuk mund ta blejë dhe bëhet fjalë pikërisht për shiritin e kapitenit raportojnë mediet franceze.
Te PSG-ja kanë nevojë për figurën e një lideri të vërtetë që nga largimi i Zlatan Ibrahimovic në vitin 2016 dhe Mbappe duket se mund të jetë i duhuri.
Por a do ia japë Marquinhos shiritin e kapitenit Mbappes?
Nuk dihet se si kapiteni aktual i PSG-së, Marquinhos, që e ka fituar shiritin që nga 2020-ta, kur Thiago Silva u largua, do të ndihej nga kjo gjë, por duket se roli që ka në skuadër do i merret brazilianit nga duart./SS