Nuk duhet injoruar/ 5 arsyet shëndetësore të rënies së flokëve

0
302

Miliona njerëz vuajnë në periudha të ndryshme të jetës nga humbja e flokëve për arsye të ndryshme. Kur rënia e flokëve ndodh papritmas, ajo mund të jetë për shkak të ndonjë sëmundjeje, dietave drastike, ndryshimeve hormonale etj.

5 arsyet e fshehura shëndetësore që çojnë në rënien e flokëve, të cilat shumica e grave nuk i njeh:

1.Alopecia androgjenike është një sëmundje gjenetike që prek si meshkujt dhe femrat, e cila lidhet me mbiprodhimin e hormoneve mashkullore në trupin e njeriut (androgjenet) të cilët veprojnë duke rritur ose shtuar qimet në pjesë të ndryshme të trupit, por fatkeqësisht bëjnë që flokët të bien në pjesën ballore të kokës, tek ajo që njihet si vija ndarëse e flokëve. Rreth 1/3 e femrave rrezikojnë të preken nga alopecia që nga puberteti në menopauzë.
2.Sëmundjet autoimune: Krahas alopecisë angrogjenike, ekziston edhe një sëmundje tjetër autoimmune si alopecia areata që çon në rënien e flokëve. Kjo gjendje shëndetësore shkakton rënie të flokëve kur vetë sistemi imunitar lufton qelizat e shëndetshme dhe ‘’sulmon’’ folikulat.
3.Sindroma Policistike Ovariane: Sindroma Policistike Ovariane krijohet si pasojë e çrregullimeve hormonale. Vezoret prodhojnë më shumë testosteron se zakonisht, i cili ndikon në shtimin e qimeve në pjesë të ndryshme të trupit ose rrallimin e flokëve.
4.Marrja e medikamenteve të ndryshme: Antidepresivët dhe ilaçet antiinflamtorë janë të lidhura drejtpërdrejt me rënien e flokëve. Kini kujdes kur merrni medikamente të tilla pasi mund të vin re rënie masive.
5.Shtatzënia: Zakinisht femrat vënë re rënie të flokëve pas sjelljes në jetë si pasojë e çrregullimeve hormonale, por ky problem mund të shfaqet në çdo stad të shtatzënisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here