“Nuk dua të më harrojnë”, Griezmann: Ju tregoj pse u zemërova

0
224

Atletico Madrid ndodhet në formë të shkëlqyer. Fitorja 5-1 ndaj Cadizit solli parakalimin ndaj Real Madrid dhe vendin e dytë në La Liga.

Antoine Griezmann realizoi dy gola dhe tani numëron 13 gola sezonalë në La Liga me skuadrën “Colchoneros”.

Sulmuesi francez i është rikthyer formës së ditëve më të mira. Pas triumfit me “manita”, 32-vjeçari nuk e fshehu keqardhjen për një gjë.

Isha pak i zemëruar që nuk mora MVP-në e prillit. Po argëtohem shumë, shënuam pesë gola dhe bëmë një lojë të mirë ndaj Cadizit.

Rekordi i golave me Atleticon? Dua të mbahem mend edhe pas disa viteve, ky është synimi im. Nëse do të reagonim më parë, sot ne do të ishim duke garuar për fitimin e titullit.

Por le të shijojmë të tashmen dhe të vijojmë të punojmë njësoj siç po bëjmë gjatë kësaj periudhe”, u shpreh Griezmann.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here