Nuk do ta besoni, kjo ishte puna e parë e Xhulit

0
257

Sot në “Ftesë në 5” ishte e ftuar Juliana Nura, e cila aktualisht është pjesë e kastit të DWTS.

Juliana tregoi se familja e saj emigroi drejt Finlandës kur ajo ishte një bebe, por të gjithë anëtarët kanë punuar fort për të arritur një nivel të qëndrueshëm financiar.

“Familja më ka mësuar që duhet të punoj për të arritur çdo gjë. Kam qenë 8-9 vjeç kur kam punuar. Kam mbledhur boronica gjithë ditën me prindërit dhe të nesërmen në mëngjes i shisnim në tregun e Finlandës se atje 1 l boronicë shkonte 10 euro”.

Juliana tha se ka qenë gjithnjë një vajzë që i pëlqente biznesi dhe paratë, ndaj në moshën 18 vjeçare arriti të blinte shtëpinë e saj me kursimet e shumë viteve.

Sa i takon jetës sentimentale, Juliana tha se nuk dëshiron të flasë shumë për djemtë.

“Sot e kam vendos mos me fol për asgjë që më ka lidhur me çunat më herët, se nuk mendoj që është e vlefshme. Mua nuk më hyjnë më në punë ata njerëz që kam njohur dikur, ata janë ‘ex’”, u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here