Nuk dini si duken më bukur? Këto janë 5 sandalet më ‘in’ për t’i veshur me pantallona të gjera

0
280

Veshjet në modë shpesh herë rezultojnë në një modë të rikthyer. Njëjtë siç ka ndodhur me pantallonat e stilit ‘palazzo’, me bel të lartë dhe të gjera.

Janë super të rehatshme dhe të bukura në çdo sezon të vitit dhe që duken lehtësisht të kombinueshme, por gjithsesi ka disa modele sandalesh me të cilat do të duken më ‘cool’.

1.    Pantallona palazzo me një palë pantofla

Nuk dini si duken më bukur? Këto janë 5 sandalet më

Pantallonat palazzo të veshura më një palë pantofla lëkure përveçse do ju tregojnë super bukur do të përjetoni një komoditet të shtuar në daljet tuaja.

2.    Pantallona palazzo me sandale të sheshta me gisht

Nuk dini si duken më bukur? Këto janë 5 sandalet më

Sigurisht që vera nuk ka kuptim nëse në garderobën tuaj nuk gjenden një palë sandale me gisht. Ato kanë tendencë të kombinohen me çdo gjë, por kur bëhet fjalë për pantallonat e gjera duket kombinimi  më perfekt.

3.    Pantallona palazzo dhe nallane

Nuk dini si duken më bukur? Këto janë 5 sandalet më

Kohët e fundit i kemi parë kudo. Nallanet legjendare me takë prej druri po përjetojnë një kthim të ri i dhe janë plotësisht pjesë e këpucëve më  ‘in’ të sezonit.

4.    Pantallona palazzo të stampuara dhe shapka me takë

Nuk dini si duken më bukur? Këto janë 5 sandalet më

Ky kombinim qëndron perfekt në çdo moment të ditës, qoftë për daljet tuaja paradite apo edhe gjatë mbrëmjes. Madje ekspertët e modës theksojnë se janë një super zgjedhje edhe për evente.

5.    Pantallona palazzo lino me sandale ortopedike

Nuk dini si duken më bukur? Këto janë 5 sandalet më

Çfarë do të ishte vera pa pantallona lino në garderobë? Përveçse super të rehatshme dhe të kombinueshme, të veshura me një palë sandale ortopedike me rripa të hollë do të dukeni shumë elegante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here